Futboll

I çmenduri Adebayor merrte 3 rroga, por stërvitej me kek dhe kafe në palestër

Brede Hangeland, ish-mbrojtësi norvegjez dhe ish-shoku i ekipit me Emmanuel Adebayor te Crystal Palace, ka folur në lidhje me sulmuesin nga Togo, duke zbuluar disa huqe dhe difekte gjatë një emisioni në stacionin radiofonik norvegjez Heia Fotball:

“Kam luajtur bashkë me atë në një ekip për vetëm gjashtë muaj, por kam një histori të lezeçme për të treguar. Unë isha te Fulham ndërsa ai te Tottenham dhe po luanim kundër njëri tjetrit. Po sulmonim dhe unë po e markoja në mesfushë. Papritur ai më thotë se ishte i uritur, por për momentin nuk e kuptova”

“Më tha se nuk mund të priste dot deri në fund të ndeshjes dhe në atë moment më pyeti nëse njihja ndonjë restorant të mirë në Londër. Ndërkohë, gjatë kohës kur luanim në të njëjtin ekip, dhe stërviteshiim në palestër, ai ulej me një filxhan kafe dhe një kek / muffin.

Në atë periudhë ai merrte pagën e tij nga Manchester City, nga Tottenham dhe gjithashtu nga Cristal Palace, njëherësh, por pavarësisht kësaj ai mendonte të pinte kafe dhe të hante kek gjatë seancës stërvitore. Një talent natural, por një dembel dhe përtac i pakorrigjueshëm”tregoi Hangeland në lidhje me sulmuesin Adebayor.

Related posts

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

WANDA NARA “TËRBON” FANSAT/ Ja pozat seksi e zhveshur nudo në shtrat (FOTO)

Delo.autor

Trajneri bën lëvizjen e fundit, ja si ndryshon formacioni i Argjentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment