Albanian Stars Futboll

2.5 milionë euro, Dinamo e Zagrebit do futbollistin e kombëtares shqiptare

Eros Grezda Gjakovari drejt Dinamo Zagreb Eros Grezda është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë dhe të talentuar që ka kombëtarja shqiptare për momentin. Gjakovari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij si me kombëtaren, ashtu edhe me klubin në Koraci, Osijek. Ai tashmë është një lojtar bazë i këtij ekipi dhe konsiderohet si ndër më të mirët në rolin e tij, në gjithë kampionatin kroat. Këto paraqitje të mira dhe forma e shkëlqyer e Grezdës nuk kishin si t’u shpëtonin syve të agjentëve të merkatos. Mediat kroate raportojnë se sulmuesi shqiptar është objektivi kryesor i Dinamo Zagreb në këtë merkato dimri. Mësohet se klubi kryesor kroat ka hyrë në tratativa të avancuara me Osjiek dhe është i gatshëm të paguajë deri në 2.5 milionë euro për të bërë të tijin Eros Grezdën.

Por jo vetëm kaq, pasi Dinamo Zagreb tenton të joshë gjakovarin edhe në një tjetër aspket, t’i ofrojë atij një trefishim të pages, që ai merr aktualisht tek Osijek. Mediat kroate raportojnë, gjithashtu, se për të mbyllur sa më shpejt këtë tratativë, Dinamo mund të përfshijë edhe një tjetër lojtar, që mund të shkojë tek Osijek bashkë me 2 milionë euro, për të bërë të tyrin sulmuesin e kombëtares shqiptare. Eros Grezda u transferua nga Lokomotiva Zagreb te klubi aktual për shifrën e 500 mijë eurove. Ndërkohë, ai ka luajtur edhe më herët me ekipet e moshave të Dinamo Zabreg dhe, nëse do të përmbyllej ky transferim, për të do të ishte një rikthim në shtëpi. Sakaq, emri i Grezdës në merkato është përfolur edhe për një kalim në Serie A, ku klubet më të interesuara paraqiten Lazio dhe Genoa.

Related posts

Dështoi në Champions, PSG e ndarë në 5 klane

Q.Autor

CHAMPIONSI NJË “MALLKIM” PËR SUEDEZIN/ Ibrahimovic: Interi është eliminuar, ja ekipet që do të bëj tifo…

Delo.autor

Flet Cristiano Ronaldo: Ajo që bëra me Spanjën ishte performanca më e mirë në një…

Sadik.Autor

Leave a Comment