Kategoria Superiore Shqipëri

Abdurahimi: Partizani, një emër i madh në kampionatin shqiptar

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Besard Abdurahimin. Sulmuesi 27-vjeçar, i cili së fundi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ka firmosur të hënën një kontratë për 1 vit e gjysëm me 15 herë kampionët e vendit. Ai do të mbajë fanellën me nr.90 dhe është përforcimi i fundit në merkaton e janarit për të kuqtë.

Në prononcimin për faqen zyrtare të klubit, Abdurahimi do të nënvizonte: “Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi, që kanë luajtur këtu, më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozërinë e kuqe. Dua të jap më të mirën, për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi”.

Related posts

“TIRANA E KA FITOREN NË XHEP”/ Shikoni si “Macja e zezë” i pret rrugën PARTIZANIT (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ja strategjitë e Tiranës…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Duel shprese në Vlorë, Mema debuton kundër mentorit Daja

Isa.Autor

Leave a Comment