Futboll

Albertini: Neymar iku nga Messi për të fituar “Topin e Artë”

Demetrio Albertini, ish-lojtar i Barcelonës dhe Milanit, ishte kësaj të premteje pjesë e tryezës së diskutimit mbi aplikacionin VAR. Ish-nënkryetari i Federatës Italiane të Futbollit foli me “SPORT” për ngjarjet aktuale në Barcelonë dhe tregoi se është i azhornuar me gjithçka që ka të bëjë me sezonin 2004-2005 të ekipit të tij.

Si e shihni Barçën?
Po zhvillon një sezon të madh. Mendoj se ka humbur një lojtar të shkëlqyeshëm, si Neymar, por Messi, gjithmonë në nivelin e tij, po luan shumë mirë. Trajneri i ri po i bën miqtë e mi shumë të lumtur këtu. Rezultatet i shohim të gjithë. Si gjithmonë, Barça është pak më shumë se ekipet e tjera për të fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Duke folur për Neymar, a e kuptove largimin e tij?
Barça e ka humbur, edhe pse kam dashur ta mbajë, por mendoj se Neymar dëshironte të ishte pak më larg Messit, që të mundohej të fitonte “Topin e Artë”.

Pas kritikave për largimin e brazilianit erdhi nënshkrimi i Paulinho, një lojtar që po shënon shumë gola…
E drejtë, ai po zhvillon një sezon të madh. Paulinho tashmë ka shënuar më shumë gola sesa Ronaldo. Për stilin e lojës së Barçës, pak më ndryshe këtë sezon, unë mendoj se është një nënshkrim i mirë.

A do të ketë Coutinho dhe Yerry Mina një paraqitje të mirë të menjëhershme?
Coutinho është një lojtar për Barçën: shumë teknik, spektakolar, i shpejtë dhe golashënues. Mendoj se problemi i vetëm është se si të gjesh bilancin e skuyadrës me ta në përbërje, ku t’i vendosësh, por ky është një problem për trajnerin.

Çfarë mendoni se po ndodh me Real Madridin?
Diçka shumë e çuditshme po ndodh në Madrid. Nuk e kuptoj, nuk e di nëse kanë probleme në dhomat e zhveshjes, por si spektator më duket pak e çuditshme.

Related posts

Roma beson në një tjetër natë magjike, Liverpool i “etur” për finalen e Kievit

Sadik.Autor

De Biazi gromësin në transmetim live, tifozët italianë e tallin keq

Sadik.Autor

E SHAKRKUAN/ ANCELOTTI sulmon BAYERNIN: Bavarezët nuk donin të…

Isa.Autor

Leave a Comment