Futboll Seria A

Interi përgatit ofertë të re për Icardin, ia rrit klauzolën në 200 milionë euro

Gjiganti italian Inter është duke e përgatitur një kontratë të re për kapitenin e skuadrës, Mauro Icardin, në tentim për ta larguar interesimin e Real Madridit, raporton CalcioMeraco.

Icardi është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon pasi tashmë ka shënuar 18 gola për Interin dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në këtë sezon në Serie A, pas Ciro Immobiles, transmeton Express.

Ndërkohë, duke marrë parasysh formën e dobët të Krim Benzemas dhe shkëlqimin e Icardit, Real Madridi ka shprehur interesim për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” argjentinasin gjatë afatit kalimtar veror.

Icardi momentalisht paguhet 4.5 milionë euro në sezon te Interi, por me kontratën e re, me shumë gjasë ai do t’i fitojë 7 milionë euro në vit. Kontrata e re po ashtu do ta mbajë atë në skuadër deri më 2022 apo mbase 2023.

Aspekti më i rëndësishëm i kontratës së re, sipas mediumit italian, do të jetë klauzola e lojtarit, e cila pritet të rritet nga 110 milionë euro sa është aktualisht në 200 milionë euro.

Related posts

Suarez, ‘bomberi’ i ri i La Ligas, lë mbrapa Messin dhe Ronaldon

Q.Autor

SHIJON MILIONAT DUKE QËNDRUAR DUARKRYQ/ Shkëlzen Gashi refuzon oferta nga Zvicra prej…

Delo.autor

PLESHTI NUK E DO TEK BARÇA/ Braziliani: MESSI është një ALIEN i futbollit

Isa.Autor

Leave a Comment