Futboll Seria A Sport

MERKATOJA/ Rey Manaj kërkohet nga Barcelona!

Rey Manaj kërkohet nga Barcelona. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare  ka patur shumë probleme te Albacete gjatë muajve të fundit, sidomos me trajnerin Ramis i cili për shkak të sjelljes së lojtarit e ka dërguar edhe në tribunë në ndeshje të caktuara dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Manaj po mendon largimin.

Sëfundmi në skenë ka dalë Barcelona që e kërkon 22-vjeçarin për skuadrën B që militon në Kategorinë e 3-të të futbollit spanjoll.

Nëse Manaj e pranon transferimin ai do të bënte një hap pas në karrierë duke zbritur një kategori më poshtë, por duke u aktivizuar te Barcelona B dhe duke shënuar rregullisht, shqiptarit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen për të luajtur edhe me skuadrën e parë të Barçës, diçka të cilën Manaj e ëndërron.

Në fakt deri tani lushnjari ka luajtur për një skuadër të madhe pasi është aktivizuar me Interin në Serie A kur ishte vetëm 18 vjeç.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të ofrojë 5 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, për të cilin Albacete pagoi rreth 2 milionë euro për ta blerë nga Interi.

Manaj i cili është një titullar fiks në formacionin e Edy Rejas te kombëtarja shqiptare, në këtë sezon me Albaceten është aktivizuar në 9 takime në Segunda Division teksa ka arritur të realizojë edhe dy gola.

Related posts

MILIARDERI RUS NË KOLAPS/ Abramovich nxjerr Chelsea në shitje, kërkon NJË MAL ME PARA

Isa.Autor

“Stamford Bridge na bllokon pamjen”, Abramovich paguan një dëmshpërblim multimilioner

Q.Autor

BEFASI NË ANGLI/ Skuadra e kategorisë së tretë eliminon ekipin e Premier League (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment