Futboll Premier League

Alex Sandro drejt Premier League, United rivalizon Chelsean për shërbimet e tij

Alex Sandro i ka thënë klubit të Juventus se dëshiron të shkojë në Premier League. Jose Mourinho kërkon një mbrojtës të majtë dhe është gati të mposhtë konkurrencën e Chelsea, që gjithashtu është interesuar për brazilianin.

Sipas “The Daily Record”, Manchester United është gati të heq dorë nga Danny Rose, duke parë pretendimet e mëdha financiare të Tottenham dhe të marrë Sandro, për të cilin gjithsesi do të duhen rreth 45-50 milionë euro. Mourinho do të ketë një buxhet prej 100 milionë eurosh në merkaton e verës dhe blerja e 26-vjeçari të Juventus shihet si zgjidhja më e mirë.

Alex Sandro ishte shumë pranë kalimit në Premier League gjatë janarit, por pavarësisht nga dëshira e tij, Chelsea nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me Juventus.

Tanimë, në skenë është futur edhe Manchester United dhe pas një takimi me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, braziliani ka kërkuar largimin, sepse jo gjithmonë ka qenë titullar te skuadra e Allegri gjatë këtij sezoni. Juventus e mori Sandro për 27 milionë euro nga Porto në vitin 2015 dhe në dy sezone e gjysmë ai ka luajtur 91 ndeshje në Serie A duke fituar dy herë titullin kampion.

Related posts

PAS RONALDOS EDHE POGBA/ Largon birrën nga tavolina e konferencës për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

Sot dita e titullit për Juven, Lazio për të siguruar Championsin, Atalanta-Milan duan Europën

Sadik.Autor

DËSHTOI ME MILANIN/ Montella kontratë 2-vjeçare me klubin nga Serie A

Delo.autor

Leave a Comment