Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Jans-Joachim Watzke, e ka konfirmuar se Arsenali ka bërë ofertë për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyangun.
Mediat raportuan sot se “Topçinjtë” kanë bërë ofertë prej 50 milionë euro për Aubameyang, transmeton Express.
Megjithatë, Watzke nuk ka dashur ta komentojë shumat që janë duke u përfolur në mediat angleze.
“Mund ta konfirmoj se Arsenali ka kërkuar informacionet e para për Pierre-Emerick Aubameyang”, ka thënë ai për Ruhr Nachrichten.
Ndërkohë, raportohet se Dortmundi i dëshiron 60 milionë euro për përfaqësuesin e Gabonit.