Futboll Seria A

Allegri “mbyll” derën për Buffon: Eshtë më e bukur të shohim të ardhmen, sesa të kaluarën!

“Buffon dëshiron të vazhdojë karrierën? Ndërkohë do të jetë titullar në Bergamo, kundër Atalantës, për Kupën e Italisë. Reflektimet që po bën janë normale, është riaftësuar, por për momentin prioriteti i tij është të rikthehet titullar dhe të qëndrojë i tillë deri në fund të sezonit.” Në këtë mënyrë, Max Allegri ka folur për Buffon, që ka zyrtarizuar dëshirën e tij për të vazhduar karrierën përtej fundit të këtij kampionati, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Chievo.

Foto LaPresse – Daniele Badolato03/06/2017 Cardiff ( Regno Unito )Sport CalcioJuventus – Real MadridChampions League 2016 2017 – FinaleNella foto: Bonucci , Allegri , BuffonPhoto LaPresse – Daniele Badolato03 June 2017 Cardiff ( United Kingdom )Sport SoccerJuventus – Real MadridChampions League 2016 2017 – Final In the pic: Bonucci , Allegri , Buffon

Gjithsesi, këshilla e trajnerit të Juventus ndaj kapitenit është shumë e qartë: “Duhet të kuptojë se në jetë ka gjëra të tjera. Nuk është e lehtë të tërhiqesh nga futbollit, por kjo është jeta. Duhet të shohim përpara sepse është gjithmonë më e bukur të shohim përpara sesa prapa. Mund të bëhen edhe 40 vite të tjera në maksimum, duke u marrë me diçka tjetër. Fakti që Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës e ka rigjeneruar. Tani po e pres me krahëhapur të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit.”

Image result for allegri

“Marchisio do të rikthehet në dispozicion duke nisur nga e marta. Dybala do të jetë i gatshëm në fillim të shkurtit, ndërsa Cuadrado do të bëj një vizitë të specializuar në Gjermani për të kuptuar nëse do të operohet apo jo. Howedes po vazhdon punën për riaftësimin, ndërsa Matuidi është i gatshëm plotësisht edhe pse ka munguar në dy stërvitjet e fundit, – deklaroi Allegri. – Nëse nuk do të luajë Alex Sanchez, do të luajë Asamoah. Në të djathtë do të jetë ose De Sciglio ose Lichtstener, teksa po mendoj t’i jap një ndeshje pushim Chiellini. Në mesfushë do të ketë minuta për Sturaro.”

Related posts

JUVENTUS-AJAX/ Ronaldo nuk gabon me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PAS AFRIMIT TË HAMSIK/ Kina tenton sulmuesin e Juventusit, ja oferta çmendur

Delo.autor

MAGJIK/ Barcelona barazon rezultatin me një SUPERGOL të MESSIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment