Futboll Sport

PAS AFRIMIT TË HAMSIK/ Kina tenton sulmuesin e Juventusit, ja oferta çmendur

Skuadra kineze e Dalian Yifang, pasi siguroi shërbimet e mesfushorit sllovak Marek Hamsik, kërkon që të sjellë në Azi edhe sulmuesin kroat të Juventusit, Mario Mandzukic. Për të bindur sulmuesin 33-vjeçar ekipi kinez i ka ofruar një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon, shumë e cila është refuzuar nga Mandzukic.

Sipas mediave italiane, sulmuesi kroat nuk ka pranuar të transferohet në Kinë, pasi synon të luajë sërish me bardhezinjtë edhe për 1 apo 2 sezone të tjera. Skuadra kineze besonte se me shumën prej 10 milionë eurosh do të bindte sulmuesin Mandzukic që të transferohej, por kroati nuk është joshur prej saj.

Related posts

Pezullimi i Briken Caljes, reagon KOKSH: Vendimi për shkak të dopingut

Sadik.Autor

ÇFARË GOLI! Kjo VIDEO tregon se Leo Messi është… magjik

Delo.autor

Çfarë super simulimi i Paulo Dybalas (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment