Futboll La Liga

Barcelona, Pique i kërkon klubit që të shesë sulmuesin!

Barcelona ktheu në skuadër Gerard Deulofeu, gjatë merkatos së verës, pasi e kishte huazuar te Everton dhe më pas te AC Milan. Trajneri Ernesto Valverde kërkoi që 23-vjeçari të qëndronte në “Camp Nou” gjatë këtij sezoni, bazuar te forma e mirë që tregoi në kampionatin e kaluar të Serie A. Megjithatë, ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me skuadrën “blaugrana”, ku u formua si futbollist. Gazeta spanjolle “Don Balon” shkruan se disa “senatorë” të Barçës nuk kanë më besim te ai dhe kanë kërkuar që klubi ta largojë. Mes tyre është edhe Gerard Pique…

“Don Balon” ka shkruar se Pique, ashtu si ka bërë në të kaluarën, i ka këshilluar drejtuesit në merkato. Mbrojtësi është i mendimit se Deulofeu duhet të largohet, sepse nuk do të ketë mundësinë të shprehë aftësitë e tij në “Camp Nou”. Ideja e Pique mbështet edhe nga zëri më i fuqishëm në dhomat e zhveshjes, Lionel Messi. Sipas Pique, Messi duhet të luajë në krah të Luis Suarez, Dembele ose Paco Alcacer. Kjo do të thotë se, Deulofeu ka të ngjarë të largohet në ditët e fundit të janarit, edhe pse ka një kontratë me skuadrën “blaugrana” deri në qershor 2019.

Related posts

I HABITUR NGA ECURIA E MILAN? Pioli: Jo, gjithmonë kam besuar te lojtarët e mi

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Turi i parë kualifikues një dështim për ekipet shqiptare, ja cilat prej tyre vijojnë akoma garën

F.autor

Zbardhet kalendari i La Liga, ja kur përplasen Barcelona dhe Real Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment