Futboll Seria A

Allegri nuk e fsheh: Edhe Kupa e Italisë është objektivi ynë

Pas fitores kundër Chievos, Juventusi kthehet për të menduar Kupën e Italisë, ku Atalanta e pret. Do të jetë një sfidë e komplikuar dhe e hapur, edhe për shkak se ekipi i Gasperinit është në një moment të shkëlqyer të formës sportive. Këto janë fjalët e konferencës për shtyp të Massimiliano Allegrit, trajnerit bardhezi: “Ne e dimë se ndeshja është e vështirë, por do të jetë ndryshe nga kampionati. Luajmë një raund kualifikues në 180 minuta, ndaj është absolutisht i nevojshëm goli larg shtëpisë. Kupa e Italisë është qëllimi ynë, si i të tjerëve. Kam vetëm komplimenta për Atalanta dhe Gasperini, për atë që po bëjnë, sepse janë një realitet i bukur i Italisë”.

Cila është situata me grupin e lojtarëve që stërvit? Allegri përgjigjet: “Mbetet për të vlerësuar gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve, sepse jemi duke luajtur thuajse çdo tri ditë. Unë duhet të vendos se kush do të luajë”. Lidhur me çështjen e titullit, trajneri i Juventusit shton: “Ne duhet t’i bëjmë komplimente Napolit për udhëtimin e pabesueshëm që është duke bërë, duke mbajtur një ritëm fantastik. Beteja vazhdon, ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur”.

Related posts

Skadimi i kontratës, Arsenali bën ofertën e fundit për Ozil

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Sheiku i PSG-së gati të blejë klubin anglez…

Delo.autor

MOSHA DHE SUAREZ/ “Jashtëtokësori” zhytet në krizë, nuk është më i pari

Delo.autor

Leave a Comment