Të tjera

Amir Khan sërish në ring, më 21 prill përballë Phil Lo Greco

Pritja e gjatë e boksierit Amir Khan do të marrë fund më 21 prill, kur do të përballet me Phil Lo Greco në “Echo Arena” të Liverpoulit. Kjo do të jetë sfida e parë e ish-kampionit të botës në peshën “welter” pas dy vitesh. Lajmin e ka konfirmuar vetë boksieri britanik: “Mezi po pres që të rikthehem sërish në ring. mezi po e pres datën 21 prill”, tha Amir Khan për mediat.

Te dhenat e boksiereve Amir Khan dhe Lo Greco

E di që do të kam pak të vështirë në fillim dhe Lo Greco do të vijë për të fituar, por nuk do t’i jap asnjë shans, nuk do ta lejoj asnjë centimetër që të më afrohet. Është një boksier agresiv dhe që gjithnjë ushtron presion gjatë duelit. Kjo do ta bëjë mjaft interesante sfidën me mua dhe për fansat. E respektoj si boksier, që vjen me ambicje të mëdha, por edhe unë kam ambicjet e mia”, u shpreh Khan.

Unë dua t’i tregoj gjithë botës që jam rikthyer sërish në ring për të qenë sërish  kampion”, u shpreh më tej Amir Khan, 31 vjeç. Britaniku numëron 31 fitore (19 prej tyre me KO) dhe 4 humbje në karrierën e tij, ndërsa kanadezi Phil Lo Greco, 33 vjeç, ka zhvilluar 31 duele si profesionist, ka arritur 28 fitore (15 me KO) dhe pësuar 3 humbje.

Related posts

PUBLIKON PAMJET NGA STËRVITJA/ Fury tregon transformimin e madh për të përgatitur sfidën me Whyte (VIDEO)

Delo.autor

Asambleja blic, zgjidhet presidenti i ri i peshëngritjes

Sadik.Autor

“TOKIO 2020″/ Atleti Smajlaj para garës: Problem me gjumin, por ndjek rekord për finalen

Delo.autor

Leave a Comment