Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ E ardhmja e mesfushorit Costa, Bayern Munich vendos përfundimisht

Bayern Munchen ka vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e Douglas Costa. Braziliani është marrë në huazim me të drejtë blerjeje nga Juventus në verë për 1 sezon.

Mediat në Gjermani bëjnë me dije se Bayerni nuk do të aktivizojë opsionin e blerjejes së Douglas Costa, pasi e konsideron si të panevojshëm brazilianin. Kështu, në fund të sezonit, Costa do të rikthehet te Juventusi, që është edhe klubi që zotëron kartonin e tij.

Disa javë më parë, në mediat braziliane u përfol se sulmuesi mund të kalonte te Gremio, që interesohej për shërbimet e tij dhe ishte gati të paguante deri në 10 milionë euro për të bindur drejutesit e Juventus.

Related posts

Tani ose kurrë: Perez me mision në Mynih për yllin e Bayern, nuk është Lewandowski

Sadik.Autor

Man United dhe Sevilla e kërkojnë kalimin në çerekfinale, formacionet e mundshme

Q.Autor

ZBULOHET E VËRTETA/ Përgënjeshtrohet lajmi për transferimin e Schumacher në Majorka

Isa.Autor

Leave a Comment