International

Alves: Buffon është një marsian, por ai është Pele i portierëve

Në sfidën e luajtur kundër Inter ka pritur prakitisht gjithçka, duke u dorëzuar vetëm ndaj goditjes me kokë të Vecino. Portieri i Roma-s, Alisson, po tregon se është një nga më ëtë mirët në qarkullim.

Nuk ka qenë e lehtë për brazilianin të merrte vendin e lënë bosh nga Szczesny. Paraqitja e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesorë të Europës dhe të kolegëve të tij.

Diego Alves, portier i Flamengo-s, i cili është grumbulluar edhe më Brazilin, ka analizuar momentit e portierëve brazilianë, të cilët nuk janë konsideruar asnjëherë në lartësinë e yjeve të tjerë të ekipit.

Këto kanë qenë fjalët e tij të thëna për “Il Giornale”: “Duhet t’i japim fund historisë se portierët brazilianë janë të paaftë. Alisson është një djalosh i pjekur për moshën që ka, dëgjon këshillat e të gjithëve. Për momentin, nuk shikoj asnjë më të mirë se marsiani Buffon.

Guardiola ka gjetur një as për Manchester City-in, por Alisson është Pele i portierëve”.

Një mesazh i qartë për përgatitësin e portierëve të Brazilit, Taffarel, me Alisson që mund të jetë titullar në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Nuk është një rastësi që 25-vjeçari ka përfunduar në shënjestër të Real Madrid.

Related posts

(FOTO) Nga Kaka te Ronaldo, 10 futbollistët që kanë shpenzuar më shumë për aeroplanin privat

Q.Autor

Baloteli kërkon rikthimin në Itali, Raiola bën “pazar” me skuadrën e njohur Italiane

Q.Autor

Rrëfimi i dhimbshëm i legjendës së futbollit: I kërkova mjekut të më priste këmbët

Q.Autor

Leave a Comment