Champions League UEFA

Ancelotti: Po kaloi PSG-në, vështirë se mund ta ndalë kush Real Madridin

Carlo Ancelotti foli qartë në “Corriere dello Sport” për ndeshjen e dyfishtë që do të përballë Real Madridin dhe PSG në 1/16 të Ligës së Kampionëve. “Ata kanë reaguar mirë kundër Valencias, unë nuk mendoj se janë në krizë. E vetmja garë që Real Madridi mund të fitojë tani, kjo është Liga e Kampionëve, kështu që do të përqëndrohet totalisht në të”, – tha trajneri i njohur italian.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe PSG-së dha mendimin e tij mbi përplasjen e këtyre dy skuadrave: “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që bën Zidane në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk e ndalon Emery me PSG-në, do të jetë shumë e vështirë për t’i ndaluar ata. Sepse madridasit kanë një lojtar, që kurrë nuk dëshiron të humbasë, si Cristiano Ronaldo. Nga ana tjetër, PSG-ja ka gjithçka për ta fituar Champions-in. Me Neymar dhe Mbappé ka marrë më shumë përvojë dhe më tepër cilësi se edicionin e kaluar. Parizienët janë më të pjekur dhe të rrezikshëm”.

Së fundi, italiani vlerësoi Guardiolën dhe Manchester City, të cilët i sheh si favoritë për të fituar konkurrencën e lartë të klubeve të Europës. “Tani për tani, Manchester City është favorit për Champions-in, është më mirë se Manchester United në pikëpamjen teknike, por futbollit kurrë nuk i dihet”.

Related posts

“TË ZBAVITEMI NË CHAMPIONS”/ Flet Mauricio Sarri: Conte? Mendoj se ia kanë…

Delo.autor

CHELSEA-LILLE/ Tuchel nuk kërkon më gabime, Gourvennec gati të surprizojë kampionët në fuqi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Tottenham-Juventus, zhbllokohet rezultati në ‘Wembley’. Ja autori i golit të parë

Q.Autor

Leave a Comment