Bundesliga Futboll Premier League

Transferimi i Keita tek Liverpool, zbulohet shuma që kërkon Leipizg

Liverpool po tenton të finalizojë që në janar transferimin e Naby Keita të RB Leipzig, me Jurgen Klopp që kërkon ta ketë në skuadër lojtarin nga Guinea për pjesën e mbetur të sezonit pas shitjes së Philippe Coutinho.

Akordi për transferimin e Keita për 55 mln euro ka ardhur që në gushtin e kaluar, me Liverpool që pritet të paguajë një shifër shtesë 8 mln euro për të finalizuar blerjen e lojtarit në fund të sezonit.

Por pas transferimit të Coutinho-s te Barcelona për 160 mln euro, Klopp shpreson që të bindë Leipzig për të liruar 22-vjeçarin përpara kohe.

Por që kjo të ndodhë Liverpool duhet të paguajë 20 mln euro më shumë, çka do të thoshte se Liverpool në total do të paguante plot 75 mln euro për të, një shifër e përafërt me atë të Van Dijk që erdhi në ditët e para të janarit.

Keita besohet të ketë ndalur kursin e gjermanishtes duke u fokusuar te anglishtja. Pra përgatitjet për Premier League kanë filluar. Klopp është shprehur se nuk e ka me ngut gjetjen e një lojtari të ri për të zëvendësuar Coutinho-n, megjithëse përflitet se Të Kuqtë do të mundohen të sjellin në Anfield Thomas Lemar.

Image result for keita leipzig

Related posts

YJET E AMERIKËS/ Spektakël e gola të çmendur, MLS mëson finalistët (VIDEO)

Isa.Autor

“MË E LEHTË TË SHËNOSH”/ Ibra flet nga Sanremo: Lukaku është i mirëpritur, shpresoj që Mihajloviç të…

Delo.autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ “Të Kuqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Salah

Delo.autor

Leave a Comment