Futboll

Andrea Pirlo “zbulon” se si mund të shkonte te Barcelona. Ka dhe një urim special për Gattuson

“Mund të shkoja te Barcelona!” Andrea Pirlo, i fituar në “Sky Calcio Club”, tregon disa momente të karrierës së tij dhe flet për një lëvizje të mundshme në merkato, e cila nuk u realizua. “Ishte koha kur po diskutohej për transferimin e Ibrahimovic dhe unë duhet të isha futbollisti që do të shkëmbehesha me të, – tregon Pirlo.

“Në fund u zgjidh vetëm me Ibra që erdhi te Milan. Do të kishte qenë me siguri një përvojë shumë e bukur, por edhe te Milan ndihesha mirë. Nuk e di nëse do të kisha pranuar, por nuk ishin drejtuesit ata që më bindën të qëndrojë, por marrëdhënia me shokët e ekipit.”

Image result for pirlo and gattuso

Pikërisht për marrëdhënien me futbollistëve të Milan, Pirlo tregon edhe një “anekdodë” në lidhje me Gennaro Gattuso, trajneri aktual i kuqezinjve.

“Jashtë fushe ishim edhe më shumë shokë sesa dukej në fushën e lojës. Unë, Ambrosini, Gattuso, Nesta, Abbiati dhe Inzaghi rrinim gjithmonë bashkë. Rino sapo kishte hapur një dyqan peshku dhe në atë kohë furnizonte edhe kuzhinën në Milanello. Ne kur merrnim vesh se kishte ardhur peshk i freskët porosisnim të gjithë proshutë dhe Gattuso tërbohej. Së shpejti do të jetë 40 vjeç dhe është plot me energji, i uroj suksese te Milan.”

Related posts

PAS AFRIMIT TË HAMSIK/ Kina tenton sulmuesin e Juventusit, ja oferta çmendur

Delo.autor

Swansea prezanton trajnerin e ri, firmos portugezi Carvahal

Q.Autor

U BLE ME BUJË/ Sulmuesi kërkon LARGIMIN nga ARSENALI: Nuk dua të jem…

Isa.Autor

Leave a Comment