Futboll Sport

“GRIEZMANN ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Simeone rrëfen: E kuptova se do të shkonte në “Camp Nou” kur…

Diego Simeone ka dhënë një intervistë së fundmi për “La Nacion”.

Në këtë intervistë trajneri i Atletico Madrid ka treguar copëza historie, të tijat personale.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë rrëfim ishin fjalët e tij për, Antoine Griezmann, të cilin e konsideroi si një talent të futbollit dhe një njeri të jashtëzakonshëm.

“Shifrat e Antoine janë të jashtëzakonshme: Në pesë vite është bërë një nga pesë golashënuesit më të mirë të historisë së klubit”, ka thënë Simeone për “La Nacion”.

“E kuptova se do të shkonte te Barça kur erdhi të më fliste dhe mendoj se ka zgjedhur momentin më të mirë për t’u përmirësuar diku tjetër. Është i ri, ka talent dhe është një djalosh i jashtëzakonshëm, të cilin e vlerësoj shumë”.

Largimi i “Djallit të Vogël” nuk është një hap mbrapa për Atletico-n. Argjentinasi dhe klubi ndajnë të njëjtën filozofi: “Mendoj se nuk është më

skuadra e popullit. Tani klubi ecën me hapin e skuadrës që është rritur shumë shpejt gjatë viteve.

“Duam të punojmë me lojtarë të moshës 21 ose 22 vjeç, të cilët mund të përmirësohen. Kur Oblak erdhi këtu nuk ishte portieri më i mirë në botë. Kur e morëm ne, Griezmann luante si sulmues krahu dhe ku e aktivizoja si qendërsulmues më kanë thënë se po gaboja. Ishte i shpejtë, godiste mirë me kokë dhe kishte një gjuajtje të mirë. Si mund të luante në krah?”.

Në fund, fusha i ka dhënë të drejtë “Cholo”-s.

Related posts

Ditë e hidhur për futbollin Anglez, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i kombëtares Angleze

Q.Autor

RRËFEN MARRËDHËNIEN E TIJ ME CONTEN/ Zidane: Ai ishte kapiteni im, një lider i vërtetë në…

Delo.autor

E konfirmojnë mediat spanjolle, Ancelotti shumë pranë gjigantit të Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment