Futboll

Ibrahimovic: Unë nuk jam mbreti i futbollit, por Zoti…

Zlatan Ibrahimovic është etiketuar dikur si “Mbreti i Parisit”, një titull që ai refuzoi sepse mendoi se ishte “Zoti i PSG”. Kjo tregon për vetëbesimin që ka pasur suedezi kur ka luajtur në kryeqytetin francez dhe faktikisht nuk përbën një surprizë.

Karakteri i Ibras ka qenë gjithmonë i veçantë dhe ka bërë për vete tifozë nga e gjithë bota. Këtë herë është ish-shoku i ekipit Benjamin Stambouli, i cili tregon një episod kurioz nga koha kur dyshja luante bashkë te Paris Saint-Germain. Stambouli kaloi vetëm një sezon në Ligue 1, në vitin 2016, përkrah Ibrahomvic, përpara se të shkonte i huazuar te Schalke.

Ibrahimovic was hailed the 'king of Paris' whilst at PSG but he rejected the title

“Një ditë ishim në dhomën e fizioterapistit dhe po bënim mesazh kur filloi një lajm në televizon, – tregoi 27-vjeçari. – Zlatan më kërkoi ta përktheja sepse pa që pamjet filmike po flisnin për të. Unë i shpjegova se po e thërrisnin “Mbretit i Parisit”. Unë dhe çdo futbollist tjetër do të ishim krenar për këtë emërtim, sepse është e bukur që tifozët të të duan aq shumë, por Zlatan regoi ndryshe. Ai u nevrikos shumë, shtrembëroi fytyrën dhe bërtiti: Çfarë lesh mbreti thonë këta, unë jam Zoti. Kjo çmenduri mendoj se e ka ndihmuar atë të arrijë kaq lart.” Ibrahimovic, aktualisht te Manchester United, ka fituar titullin kampion në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë.

Related posts

Barcelona shkakton ‘tërmet’ në Madrid, Reali përgatit ‘revolucionin’ në sulm

Q.Autor

Formacionet zyrtare: Luftëtari – Kukësi

Q.Autor

INTERI I EPOKËS INZAGHI/ Kampionët e Italisë nisin sezonin me një shqiptar në pankinë

Delo.autor

Leave a Comment