Futboll Seria A

Andre Silva, pikëpyetja e madhe e Milanit. Do të qëndrojë apo do të largohet?

Andre Silva do qëndrojë apo do të largohet? Një dilemë e madhe kjo për drejtuesit e Milanit, por edhe për vetë portugezin. Kuqezinjtë investuan tek talenti rreth 40 milionë euro.

Ndërkohë që nga ana tjetër Andre Silva kërkon të luajë më shumë, me Botërorin, Rusi 2018 që është vetëm 6 muaj larg dhe ai kërkon me çdo kusht të jetë pjesë e saj. Nisur nga rrethanat për 22-vjeçarin lind pyetja se si do të veprojë ai? Dilemë që duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.

Trajneri i sapo emëruar i Milanit, Genaro Gattuso ja ka bërë të qartë Andre Silvës se Kalinic dhe Cutrone janë dy të preferuarit e tij në sulm, por italiani i stolit të Milanit në të njëjtën kohë nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e portugezit sepse kuqezinjtë janë në garë në tre fronte.

Duan të sigurojnë një biletë europiane nëpërmjet kampionatit, të vazhdojnë aventurën ne Europa League dhe Kupën e Italisë sa më gjatë dhe Gatusso kërkon që të ketë tre sulmues në dispozicion për të përballuar ngarkesën. Andre Silva në kampionat numëron 600 minuta të luajtura dhe ka shfaqur vështirsi të mëdha me futbollin italian me zero gola në Serinë A dhe dicka më mirë ka bërë në Europa league me 8 finalizime.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes ka gati një listë të gjatë me kontakte me disa klube që dëshirojnë të kenë në dispozicion shërbimet e sulmuesit. Sidoqoftë të paktën për momentin nuk mund të flitet me siguri për një largim të mundshëm, pasi çdo gjë mbetet në kuadrin e hipotezave, por drejtuesit e Milanit kanë deklaruar se nuk mund t’i lejojnë vetes të prishin bilancet ekonomike të skuadrës dhe në rast se u ofrohet një shume e majme për Andre Silvan, atëherë vështirë se mund të ngrihen barrikada.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT E RINOVIMIT/ Mirabeli: Munda Raiolën, Donaruma firmosi kur ai doli nga dhoma

F.autor

Ish-mesfushori​, Deco: Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri

Isa.Autor

NË NJË LIDHJE ME VAJZËN E KËNGËTARIT FRANCEZ? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Kylian Mbappe

F.autor

Leave a Comment