Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu sfidon të ftohtin, Daja: Largime do ketë vetëm me një kusht!

Te Skënderbeu nuk kanë patur shumë kohë për të tretur gjelin e detit. Skuadra korçare i ka nisur në fakt e para përgatitjet për këtë 2018 me futbollistët që  janë vënë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja që në 3 janar.

Në seancën e kësaj të enjteje kanë qenë të gjithë në stërvitje me përjashtim të Ali Sowe që ka mbërritur mbrëmjen e vonë nga pushimet. Pasojë edhe e një sezoni që i shikon të kryesojnë me diferencë nga ndjekësit trajneri Ilir Daja duket në humor, edhe pse serioziteti kur bëhet fjalë për stërvitjen nuk mungon në asnjë moment.

Me grupin që në ditën e parë të përgatitjeve janë bashkuar dhe Leonit Abazi dhe Argjent Malaj, tashmë të rikuperuar plotësisht. Ka nisur gjithçka vrullshëm me ushtrimet e zakonshme, taktikën e madje dhe një minindeshje kontrolli. Skuadra në 6 janar do ti drejtohet Antalias me Dajën që pret ndonjë dhuratë në merkato. Tejet e rëndësishme veto e trajnerit, në rast shitjeje më parë duhet të jenë siguruar alternativat.

Këndvështrimi i një trajneri largpamës shkon përtej aspektit ekzkluzivisht teknik, dhe Daja e pranon se politika e klubit në rast të ndonjë shitjeje të bujshme është e domosdoshme për vazhdimësinë.

Related posts

TENSIONE PAS SFIDËS PARTIZANI-TEUTA/ Kallaku humb toruan, ndërhyrja e stjuardëve eviton përplasjen me gjyqtarin

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME KUKËSIN/ Trajneri Shkëmbi: Ky kampionat ka shumë pak diferenca, pavarësisht…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ja strategjitë e Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment