Futboll Sport

ZYRTARE/ UEFA merr vendim mbi ndeshjen e pezulluar ndaj Ruman-Norvegji

UEFA vendosi të konsiderojë ndeshjen Rumani-Norvegji 3-0 në tavolinë.

Kjo ndeshje do të luhej për Ligën e Kombeve dhe u pezullua pasi ekipi norvegjez nuk ishte në gjendje të udhëtonte në tokën rumune, për shkak të infektimit të Omar Elabdellaoui.

Komunikata – “Ndeshja e Ligës së Kombeve UEFA 2020/21 midis Rumanisë dhe Norvegjisë, e cila ishte planifikuar të luhej më 15 nëntor, 2020, deklarohet e humbur për Federatën Norvegjeze të Futbollit (3-0 në tavolinë) sepse përgjegjëse për ndeshjen që nuk u zhvillua (në përputhje me dispozitat e Qarkorës Nr. 66/2020 që përcakton rregullat e veçanta të zbatueshme për fazën e ligës të Ligës së Kombeve 2020/21)”.

Qeveria norvegjeze ndaloi kombëaren të udhëtonte në Rumani për të luajtur ndeshjen.

Përballë kësaj situate, grupi i kapitenëve i përbërë nga Stefan Johansen, Joshua King dhe Martin Odegaard botuan një deklaratë që u përpoq të bënte të qartë se mosparaqitja nuk varej prej tyre.

“I gjithë grupi i lojtarëve është thellësisht i dëshpëruar sepse autoritetet norvegjeze refuzojnë të na lejojnë të udhëtojmë në dy ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Austrisë.

Ne ishim në Gardermoen, avioni ishte i ngarkuar dhe do të ngrihej në një orë kur erdhi mesazhi. Ne kemi respektuar protokollin e rreptë të UEFA-s në takim”.

Në këtë mënyrë, duke pasur parasysh vendimin e UEFA-s, Grupi 1 i Ligës B ka Austrinë në vendin e parë, me 12 pikë; e ndjekur nga Norvegjia, me 9; Rumania, me 7; dhe Irlanda e Veriut, me 1. Pikërisht, këtë të enjte, austriakët dhe norvegjezët luajnë në Vjenë, një duel vendimtar.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Akordi Manchester United-Real Madrid, përgatitet shkëmbimi i bujshëm… francez

Delo.autor

“SUKSESE NË FINALE…”/ “Big Brother Vip” mbërrin tek Arsenal-i, ja për kë voton Xhaka (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME TEK AJAX/ Agjenti Raiola i heq falas talentin e Akademisë dhe e afron me Leipzig

Delo.autor

Leave a Comment