Bundesliga Futboll

Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Chelseat në Dortmund

Borussia Dortmundi ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi, si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Batshuayi pritet t’i kryejë testet mjekësore sot gjatë ditës, raporton BBC, përcjell Express.

Kjo marrëveshje do ta përshpejtojë blerjen e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang nga ana e Arsenalit, për të cilin Dortmundi ka njoftuar se do ta lejojë të ikën vetëm nëse e gjen zëvendësuesin e tij.

Në anën tjetër, Chelsea pritet të nënshkruajë me Olivier Giroud nga Arsenali për ta zëvendësuar Batshuayi.

Në Gjermani, afati kalimtar i janarit mbyllet sot 18:00.

Related posts

“SPORT BIBLE”/ Tifozët votojnë për “Lojtarin më të mirë të vitit”, ja favoriti (FOTO)

Delo.autor

Delegacion nga UEFA për “Arenën Kombëtare”, ndjek nga afër punimet e stadiumit të ri (FOTO)

Q.Autor

Wenger: Man City s’ka bërë ofertë për Sanchezin, duam t’i mbajmë yjet

Q.Autor

Leave a Comment