Futboll Premier League Sport

​SFIDA NDAJ LIVERPOOLIT/ Benitez: Klopp ka një skuadër të mirë, kjo ka bërë…

Ish-trajneri i Liverpoolit, tani trajner i Newcastle, Rafa Benitez, beson se Jurgen Klopp ka qenë shumë me fat gjatë kësaj kohe me Liverpoolit, pasi që këtë të fundit pronarët nuk e detyruan t’i shesë lojtarët më të mirë për të blerë të tjerë.

Benitezi ishte trajner i Liverpoolit gjatë kohës kur pronarë të klubit ishin George Gillet dhe Tom Hicks. Ai e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2005, ndërsa përfundoi në vendin e dytë në tabelën e Premierligës në vitin 2009.

Benitezi u shkarkua nga pozita e trajnerit në vitin 2010, vetëm pak para se të vinte John Ë. Henry në pozitën e pronarit të klubit. Spanjolli e ka marrë pozitën e trajnerit të Newcastleit dhe do ta vizitojë sot Anfield, për ndeshjen e cila do të zhvillohet në orën 16:00.

Megjithatë, Benitez thotë se Kloppi është mbështetur më shumë se ai gjatë kohës së tij në klub, pasi që atij i janë dhënë mbi 250 milionë euro për t’i shpenzuar brenda një viti kalendarik, pa i shitur yjet e skuadrës.

“Kur unë isha aty, ne duhet të shisnim lojtarë për të blerë të tjerë. Tani, mendoj se ata kanë një skuadër më të mirë sepse kur shpenzon para, sjell lojtarë më të mirë. Ata e blenë Fabinho dhe Naby Keitan, por edhe e mbajtën Jordan Hendersonin dhe Gini Wijnaldumin”, ka thënë Benitez.

“Kjo ka bërë që skuadra e tyre të bëhet më e mirë dhe kjo do të thotë se ka garë brenda skuadrës. Kjo bën që në fushë të jetë gjithmonë një skuadër të mirë”.

Related posts

SUPER MARIO/ Rikthimi te Nice ishte “maskim”, Balotelli pranë prezantimit tek…

Isa.Autor

DY SHPËTIME PËR 8 MINUTA/ Mbrojtësi i talentuar është gati për Milanin

F.autor

E shtuna e mbushur me spektakël/ Luajnë Juventus, Real Madrid, Bayern dhe Man United

Isa.Autor

Leave a Comment