Futboll La Liga

Arsenal sfidon Manchester United për talentin e Bordeaux

Arsenal ka bërë një ofertë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom. Talenti brazilian, që është kërkuar edhe nga Tottenham dhe Manchester United, nuk ka ndërmend të lëvizë gjatë merkatos së janarit, por “topçinjtë” po vendosin piketat për sezonin e ardhshëm. 20-vjeçari, që mund të luajë në të gjitha rolet e repartit të avancuar ka qenë zbulimi i kampionatit francez në këtë sezon.

Bordeaux pretendon të paktën 50 milionë euro për shërbimet e 20-vjeçarit brazilian, Malcom

Arsenal po kërkon një zëvendësues për Alexis Sanchez, që është gjithmonë e më parë kalimit te Manchester City. Kësisoj pas Thomas Lemar të Monaco dhe Cristian Pavon të Boca Juniors, në listën e futbollistëve të preferuar nga trajneri Wenger është shtuar edhe Malcom, i cili refuzoi kalimin te Tottenham në verën e kaluar dhe gjithashtu ka përfunduar në “radarin” e Manchester United.

Related posts

PO SHËLQEN NË BUNDESLIGA/ “Shpërthen” Rashica me asist, arbitri shpëton “Bavarezët” (VIDEO)

Delo.autor

PANUCCI “qan” mbrojtjen: Na duhet MAVRAJ, në mesfushë nuk kemi kualitet

Isa.Autor

BENEVENTO-JUVENTUS/ Chiesa i dhuron asist nga 40 metra, Morata zhbllokon sfidën për “Bardhezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment