Gossip

(FOTO) 20-vjeçari nga Nigeria, që nuk ka luajtur kurrë në Premier, blen shtëpinë me vlerë 2.5 mln euro

Një talent i Manchester City, që nuk ka luajtur kurrë një ndeshje në Premier League, ka blerë një shtëpi me vlerë 2.5 milionë euro! Tosin Adarabioyo, i cili paguhet 30 mijë euro në javë nga City, është pronari i ri i vilës me gjashtë dhoma gjumi në Knutsford, Cheshire. Mbrojtësi 20-vjeçar ka luajtur shtatë ndeshje për ekipin e Pep Guardiola në kupat e ndryshe dhe në Champions League, por asnjëherë nuk është aktivizuar në kampionat.

Adarabioyo ishte në stol, por nuk luajti asnjë minutë në fitoren 2-1 që City arriti ndaj Bristol City në “Carabao Cup”, mbrëmjen e kaluar. Vila luksoze dy katëshe në zonën “Golden Triangle” të Cheshire është shumë pranë një fushe golfi dhe ka një pamje spektakolare nga të gjashta dhomat e gjumit. Gjithashtu, ka pesë tualete, një dhomë ndenjeje me ekran kinemaje dhe një palestër. Në këtë zonë kanë shtëpinë edhe futbollistët Cristiano Ronaldo, Peter Crouch dhe Phil Jagielka.

I konsideruar si një nga talentet më të mëdha të Akademisë së Manchester City, Adarabioyo refuzoi ofertat për të marrë minuta në një klub tjetër në Premier dhe kërcënoi drejtuesit e City se do të shkonte te Everton ose Chelsea, duke i detyruar ata t’i ofronin rinovimin dhe kontratën e re nga e cila përfiton 2 milionë euro në sezon. Ai ka lindur në Nigeri, por ka refuzuar të luajë me kombëtaren afrikane dhe është grumbulluar rregullisht nga përfaqësueset e moshave në Angli.

Related posts

“HARRON” DËSHTIMIN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Pajanic takohet me idhullin e tij në Dubai (FOTO)

Delo.autor

“TELENOVELA WANDA DHE ICARDI”/ Nesër mund të jetë dita e së vërtetës

Delo.autor

RRËFIMI I PAZAKONTË/ Sportistja e njohur: Si më ofruan 200 mijë euro në muaj për t’u bërë prostitutë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment