Futboll Seria A Sport

LËSHON NJË “BOMBË” MERKATOJE/ Menaxheri: Transferimi tek Napoli? Pse jo, aty ka luajtur më i madhi…

“Ndihet mirë tek Inter-i me Conte-n, që është një trajner i madh, loja e tij ekzalton Achraf-in dhe besoj se do të përmirësohet shumë me këtë eksperiencë zikaltër”.

Këto kanë qenë fjalët e Alejandro Camano, menaxheri i mbrojtësit Hakimi, i cili ka lëshuar edhe një “bombë” merkatoje.

“Hakimi te Napoli? Pse jo. Napoli, për mua dhe gjithë argjentinasit, është skuadra e zemrës. Aty ka luajtur më i madhi i të gjitha kohërave, kështu që nuk përjashtojmë asgjë për të ardhmen”, ka thënë Camano për Radio Kiss Kiss Napoli.

Për momentin nuk ka asnjë shqetësim, por fjalët e menaxherit të Hakimi-t nuk do të pëlqehen shumë nga tifozët zikaltër.

Related posts

“RONALDO FAJTOR TEK GOLI I BARAZIMIT”/ Kapelo lëshon vrer: T’iu vijë turp për…

Delo.autor

ZYRTARE/ Nis aventurë të re, Paratici akord me klubin e madh të Premier League…

Delo.autor

FEDERATA E FUTBOLLIT ANGLEZ/ Ja sa e dënon lojtarin që kafshoi ish-mesfushorin e Liverpoolit…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment