Futboll

Largimi i Coutinhos? Tifozët e Liverpool e harrojnë lehtë brazilianin, shihni videon komike

Liverpool ka fituar ditën e djeshme supersfidën ndaj Manchester Cityt në ‘Anfield’ me rezultatin 4-3. Një fitore kjo që e ndihmon skuadrën e Jurgten Klopp si në aspektin moral, por edhe në renditje ku momentalisht pozicionohen në vendin e tretë me 47 pikë të grumbulluara në 23 javë.

Këtë javë do të largohej edhe Philippe Coutinho nga skuadra e Liverpool, në drejtim të Barcelonës për shifrën stratosferike prej 160 milionë eurove e cila do të paguhej 120 milionë + 40 bonuse në varësi të performancës së brazilianit me katalanasit.

Por mesa duket largimi i tij nuk u ka ‘dhembur’ aq shumë tifozëve të kuq, duke u ekzaltuar me fitoren ndaj Cityt dhe duke iu qenë falenderues treshes aktuale Salah-Firmino-Mane, të cilët kanë shkëlqyer kundër skuadrës së Guardiolas.

Për këtë fakt, Richy Sheehy, një ndër tifozët më të zjarrtë të Liverpool i ka kushtuar një këngë ironizuese Coutinhos, duke i rikujtuar se mjaftohen me sulmuesit aktualë të skuadrës./AlpeNews.al/

Ndiqni Videon:

 

Related posts

BARAZIMI PA GOLA ME DORTMUND/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me “Pleshtin” dhe Suarezin

Delo.autor

BRAZILIANI DHURON SHOW NË STËRVITJE/ Neymar shkatërron shokun e skuadrës me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

F.autor

Leave a Comment