Futboll Seria A Sport

NGA AKSIDENTET ME DASHJE TEK MJEKRA VETËM TË PREMTEN/ Ja besëtytnitë e trajnerit Sarri

Çfarë nuk janë të gatshëm të bëjnë për të fituar… Xhovani Trapatoni, për shembull, i besonte një shisheje të vogël me ujë të bekuar, të cilën e derdhte në këmbët e tij për të larguar shpirtrat e ligj përpara çdo ndeshjeje. Bruno Pasaola duhej absolutisht të dëgjonte diskun e preferuar përpara çdo ndeshjeje.

sarri

Valeri Lubanovski nuk u lejonte lojtarëve të tij të vishnin fanellat me numër 13 dhe duhej të ishte gjithmonë i fundit që zbriste nga autobusi. Por, Mauricio Sarri është shumë më shumë se kaq…

BLUZË DHE KËPUCË TË ZEZA – Përveçse është një trajner ekselent, juventini më i ri është ka besëtytni të çmendura dhe ndoshta, edhe në këtë temë, pak janë ata që i mbajnë në kokë. Anekdotat e tij qarkullojnë kudo, ende sot, por ritet dhe besëtytnitë e tij kanë bërë bujë prej dekadash, që nga koha kur punën e trajnerit e kishte sekondare, ndërsa punonte në bankë me kokë të plotë, shkurt që prej vitit 1990.

sarri celsi

Në aventurën e parë, në Stia, teksa i duhej që të shkonte në fushën e stërvitjes, ai merrte gjithmonë rrugën më të vështirë, e cila ishte e përbërë prej zigzagesh të pafundme. Madje, pikërisht përpara këtyre kthesave të vështira ndizte edhe cigaren, ndonëse i duhej të rrezikonte.

Shkurt, vinte në provë fatin. Por, më shumë sesa kjo, ishte fiksimi i ngjyrës së zezë. Ai vetë nuk hiqte dorë nga bluzat e zeza dhe nga këpucët e zeza. Por edhe lojtarët e tij i detyronte që të kishin gjithmonë një bojë të zezë këpucësh në dollapët e tyre, pasi nuk lejonte atletet me ngjyra, ndaj u urdhëronte atyre që t’i mbulonin me të zezë përpara se të zbrisnin në fushë.

MACJA E ZEZË DHE AKSIDENTE – Kur ishte në Kavrilja, një herë mbërriti me shumë vonesë në stërvitje, sepse një mace e zezë i kishte dalë përpara në një rrugë të shkretuar. Ai qëndroi i ndaluar për disa dhjetëra minuta, në pritje që të kalonte një tjetër makinë, që fati i keq të godiste atë dhe jo Sarrin. Në Antela ushqehej gjithmonë në të njëjtin restorant që i sillte fat; në Faeleze e quanin me përzemërsi “Xhuxhi” si rrjedhojë e shtatlartësisë së tij, që nuk është për t’u mburrur.

Pastaj, nëse tymoste ndonjë cigare në një vend të caktuar dhe fitonte, duhej ta përsëriste këtë rit gjithmonë sa herë që kalonte në atë vend.

Maze e zeze

Kur stërviste Sansovianon, një të diel përplasi gabimisht BMW-në e një futbollisti. Skuadra fitoi dhe të dielën e ardhshme, Sarri shkoi e përplasi sërish me qëllim të njëjtën makinë. Dhe fitoi sërish… Por, akoma më shumë: nëse dikush, qoftë edhe gabimisht, pinte tri kafe me atë përpara një fitoreje, ishte i dënuar që të pinte tri kafe të tjera javën e ardhshme…

MJEKRËN, VETËM TË PREMTEN – Besëtytnitë e Sarrit nuk u zvogëluan as kur bëri hapin e madh në futbollin profesionist. Në Empoli, pas një fitoreje, detyroi të gjithë gazetarët që të mos ndërronin më vend në sallën e shtypit. Në Napoli, hiqte mjekrën e tij vetëm një herë në javë, çdo ditë të premte dhe lojtarët duhet të zbrisnin në fushë, me të njëjtën fanellë që kishin pasur në fitoren e fundit.

Sarri

Zhorzhinjo, një prej të besuarve të tij, u tregoi gazetarëve anglezë se “Sarri refuzon të prekë një top që del në vijat anësore të fushës. As perëndia nuk e detyron ta bëjë këtë gjë”.

Këtë vit, te Çelsi, përpara kohëve shtesë me Frankfurtin, nuk zbriti në fushë për të dhënë indikacione. Besëtytni të çmendura, por nga riti në rit, ish-punonjësi i bankës arriti të fitojë Ligën e Europës dhe tashmë do të ulet në stolin e Juventusit. Ndoshta, nuk është thjesht një rastësi, por ndoshta nuk është vetëm as zotësi…

Related posts

LEGJENDA E BRAZILIT/ Pele uron Neymarin për thyerjen e rekordit dhe e sfidon: Tani shëno më shumë se unë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Kampionët e Europës i “rrëmbejnë” Napolit mbrojtësin e djathtë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Gennaro Gattuso emërohet trajneri i ri i Italisë, i 23-ti në historinë e ‘Azzurrëve’

F.autor

Leave a Comment