Futboll Ligue 1

Avokati i Neymar gëzon Real Madridin: S’kemi asnjë klauzolë largimi nga PSG-ja

Marcos Motta, një nga avokatët e Neymar, u intervistua të mërkurën në “Radio Globo” dhe zbuloi se në kontratën e brazilianit me PSG-në nuk ka asnjë klauzolë largimi nga klubi francez. “Unë mund të garantoj se në kontratën e Neymar nuk ka asnjë klauzolë lirimi, as për objektivat, as për përfundimin e sezonit si golashënuesi më i mirë”. Neymar nuk po arrin të gjejë në Paris lumturinë që kërkonte me nënshkrimin e tij për klubin e “Parc des Princes”. Pa shkuar më tej, këtë të mërkurë, ai u vërshëllye nga tifozët e tij në ndeshjen ndaj Dijon, teksa nuk lejoi Cavanin të ekzekutonte penalltinë dhe të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së.

Neymar, i cili e përfundoi këtë ndeshje me katër gola të shënuar, shkoi në dhomat e zhveshjes dukshëm i zemëruar. Ndërkohë, Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, ka fërkuar duart nga kjo situatë. Braziliani është një dëshirë e vjetër për drejtuesit e “Los Blancos”, të cilët nuk i kanë kursyer lavdet për të, duke u “ushqyer” edhe nga zemërimi i Cristiano Ronaldos… Motta, ekspert në të drejtën ndërkombëtare sportive, ishte avokati që shqyrtoi të gjitha kushtet e kontratës mes Neymar dhe PSG (ai ishte, gjithashtu, njeriu që mbikqyrte, me kërkesë të Neymar Sr, dokumentacionin e rinovimit të brazilianit me Barçën).

Vetë avokati zbuloi në “Radio Globo” se ndodhi në korrik, kur mori thirrjen e babait të lojtarit për të lexuar kushtet e kontratës me klubin francez: “Babai i Neymar më dërgoi një SMS në mes të korrikut, për të më thënë të shkoja menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shikuar kontratat”. Më 3 gusht, Neymar u transferua zyrtarisht te PSG për 222 milionë euro.

Related posts

FUTBOLL/ Lajm i keq për Shkëndijën, konfirmohet dëmtimi i Hasanit

Q.Autor

Daliç “harron” modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

Isa.Autor

ÇEKI-SHQIPËRI/ “Ndizet” stadiumi në Pragë, tifozët kuqezi nisin festën

F.autor

Leave a Comment