Futboll La Liga

Barça e frikshme, theu mallkimin 10 vjeçar. 19 pikë para Realit

Nga 2:0 në 2:4, Barcelona ka përmbysur rezultatin ndaj Real Sociedad, për të treguar se ky është sezoni i saj dhe se nuk njeh rival.

Në xhiron e 19’të, Barça rrëmbeu pikët e plota në një stadium që nuk fitonte në kuadër të La Ligas që prej vitit 2007, “Anoeta”, duke e mposhtur 4:2 Real Sociedadin, shkruan Gazeta Express.

Liderët e La Ligas e nisën shumë keq ndeshjen, duke pësuar dy gola; Willian Jose 11’ dhe Juanmi 34’ shënuan për 2:0. Mysafirët i ringjalli Paulinho në minutën e 39’, që shënoi për rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, doli në fushë një Barcelonë tjetër, një Barcelona që po tregon dita ditës së ky është sezoni i saj pavarësisht kundërshtarët që ka përballë.

Luis Suarez ishte ai që shënoi dy golat e përmbysjes, 51’ dhe 71’ për 3:3 derisa për 4:2 realizoi një gol të çmendur Leo Messi, për t’i marrë tri pikët e plota në “Anoeta” për herë të parë pas 10 vjetësh.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka grumbulluar 51 pikë, 19 më shumë se Real Madridi, këta të fundit mund të ngushëllohen me faktin se kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

HARROJENI RONALDON/ Fantastik De Jong, shënon golin e javës në Holandë (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NË “EURO 2020″/ Alarm për stuhi në Mynih, në rrezik sfida Gjermani-Hungari

Delo.autor

NEYMAR HUMB PENALLTINË/ Mbappe shkëlqen me dy gola në fitoren e PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment