Futboll

Barcelona arrin marrëveshje për mesfushorin brazilian

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Greios, Arthur Melo

Mesfushori brazilian, Arthur Melo ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo.

21 vjeçari ka qenë duke u kërkuar edhe nga skuadrat tjera si Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid, por i ka refuzuar ato për të kaluar në Camp Nou.

Barcelona tashmë duhet të arrijë marrëveshje vetëm me skuadrën e Gremios, e cila kërkon 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Megjithatë, katalonasit shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për gjysmën e kësaj shume, për 25 milionë euro.

 

Related posts

KOMBËTARJA MBËRRIN NË DURRES/ Izolim total për kuqezinjtë para Moldavisë

Delo.autor

REALI SFIDON BARCELONËN/ Xabi Alonso: Çdo gjë mund të ndodhë, pres shumë nga ekipi

F.autor

GUARDIOLA TEK JUVENTUS? Ja reagimi zyrtar nga presidenti i klubit të “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment