Bundesliga Futboll

Bayern Munich konfirmon zyrtarisht interesimin për Goretzkan, gati transferimi në verë

Bayern Munich e ka konfirmuar se janë të interesuar për mesfushorin e Schalke, Leon Goretzka

Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic e ka konfirmuar se janë të interesuar në mesfushorin gjerman Leon Goretzka.

Gjermani ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij sezoni dhe Bild shkruan se ai tashmë ka arritur marrëveshje me Bayernin.

“Leon Goretzka është lojtar i madh, kjo është e qartë”, tha Salihamidzic gjatë një takimi me gazetarë në Doha.

“Por, ai është lojtar i Schalkes dhe ne duhet respektuar këtë. Por, ai është përfaqësues i Gjermanisë dhe ne mund të themi se jemi të interesuar për të”, tha në fund Salihamidzic.

Për Goretzkan interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Manchester United dhe Juventus.

Related posts

LIVERPOOL-BOURNEMOUTH/ Shaqiri do të mungojë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME MILAN/ “Zikaltërit” gati të “rrëmbejnë” yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Liverpool dhe Roma zbresin në fushë, titullarët në Austri e Moldavi

F.autor

Leave a Comment