Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Firma me Barcelonën dukej çështje orësh, PSG-ja i rrëmben lojtarin “katalanasve”…

E ardhmja e mesfushorit holandez, Xhorxhinjo Vajnaldum pritet të jetë në Francë. Futbollisti i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Liverpulit, dukej shumë afër kalimit të Barcelona, madje mediat e kishin bërë fakt të kryer, por e ardhmja e tij ka marrë një tjetër drejtim.

Sipas raportimeve të fundit në garë për të marrë mesfushorin është futur edhe PSG-ja, me këta të fundit që thuhet se e kanë bindur lojtarin për ta marrë në skuadër.

Oferta e bërë nga klubi francez në drejtim të lojtarit, ka bërë që tashmë Vajnaldum të mendojë kalimin në “Parc de Prince”. Marrëveshja është shumë afër dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi për këtë lëvizje.

Related posts

KOREOGRAFIA SIMBOLIKE/ Tifozët gjermanë rrëzojnë pas 30 vjetësh “Murin e Berlinit”

Delo.autor

NË GJENDJE KAOTIKE/ Por Milani refuzon 70 milionë nga Anglia për dy “yjet” e ekipit

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas 12 minutash lojë, Vlahovic deputon ndaj Veronës me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment