Futboll Seria A

65 milionë euro për 12 gola, Milan mendon të bëjë revolucion

Milan ka qenë protagonist në merkaton e verës, por rezultate në fushë nuk kanë qenë ato që priteshin. Kuqezinjtë kanë probleme në çdo repart, por kryesisht në sulm. Kalinic dhe Andre Silva kanë kushtuar 65 milionë euro të dy, por paraqitjet e tyre kanë lënë për të dëshiruar. Kroati është ndalur në kuotën e 4 golave në 21 ndeshje të luajtura në këtë sezon, ndërsa portugezi ka realizuar 8 në 23 dhe nuk ka shënuar akoma në Serinë A. Kjo situatë mund ta shtyjë klubin milanez që të marrë disa vendime në fundin e sezonit.

Natyrisht, shumë do të varet nga ai që do të jetë trajneri për sezonin e ardhshëm, por kuqezinjtë mund të vendosin të bëjnë një revolucion tjetër në sulm. I vetmi, ose pothuajse, që duket se e ka të sigurt vendin është Patrick Cutrone. 20-vjeçari ka treguar se ka cilësitë dhe urinë e duhur për të veshur fanellën e Milan. për këtë arsye, klubi kuqezi nuk ka dashur ta shesë Cutrone-n në verë dhe as në janar.

Mbtetet në dyshim edhe Suso, klauzola e të cilit prej 45 milionë eurosh mund të tundojë shumë klube të huaj. Për më tepër, duke parë se Champions League është 12 pikë larg, kuqezinjtë mund të jenë të detyruar të shesin. Dhe mes të sakrifikuarve mund të jenë edhe Kalinic me Andre Silva. Me paratë që mund të fitohen nga këto largime, Milan do të ketë burimet e duhura në dispozicion për t’u kthyer në sulm për Belotti dhe Aubameyang. Më pas është edhe i riu Julian Brandt, sulmuesi 21-vjeçar i Bayer Leverkusen, kontrata e të cilit skadon në 2019-ën.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Ja kush janë 2 futbollistët me më shumë duele se të gjithë…

Delo.autor

Real Madrid kërkon një mbrojtës krahu si alternativë për Marcelon, objektiv mbrojtësi i Dortmund

Sadik.Autor

Shifra “pesimiste”/ Sulmi i Vllaznisë “fajtor” kryesor për krizën e shkodranve

Sadik.Autor

Leave a Comment