Futboll Premier League Sport

VUAJTJET E YLLIT QË KONSIDEROHEJ “LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Musonda: Katër vite me dhimbje dhe zemër të thyer

Klasa e 1996-ës i ka dhuruar futbollit kampionë të mëdhenj: Sane, Werner, Alli, Arthur, Fabian Ruiz, Pavard, Asensio, Ceballos, sa për të përmendur disa. Megjithatë, rreth dhjetë vite më parë, asnjë nga këta nuk konsiderohej më i miri i brezit të tij.

Siç ka kujtuar AS, ishte një emër që shkëlqente më shumë në listat e çdo vëzhguesi: Charly Musonda, belg, i etiketuar si “më i miri në botë”. Një djalosh me një të ardhme kaq të shndritshme, sa Chelsea nuk e ka lënë t’i shpëtojë nga duart.

Ka qenë fati i keq që ka prishur gjithçka.

Në moshën 24 vjeç, sulmuesi i Bluve, siç ka shpjeguar vetë në profilin e tij në Instagram, duket një futbollist i mbaruar.

“Kanë kaluar katër vite nga koha që mund të luaja dy ndeshje zyrtare radhazi, tre nga hera e fundit që kam zbritur në fushë me klubin tim. Dhe dy nga këto katër vite i kam kaluar me një dëmtim në gju. Katër vite me dhimbje dhe një zemër të thyer”.

“Kur jam operuar, doktorët më kanë thënë se qëndrimi larg fushave për një kohë kaq të gjatë do të ishte fundi im, një mal i pakalueshëm kanë qenë fjalët e tyre. Por futbolli më mungon kaq shumë, sa do të bëj gjithçka është e mundur që të luaj përsëri”.

Duket e vështirë, duke parë se ndeshja e fundit e tij ka qenë më gushtin e 2019-ës dhe ka zgjatur pak minuta, për shkak të problemeve në gju.

“U them të gjithë të rinjve që kanë një ëndërr, por janë të dëmtuar ose kanë pësuar zhgënjime të mëdha, që të mos dorëzohen. Unë do të provoj çdo ditë ta ngjis këtë mal të pakalueshëm dhe të kthehem të vrapoj përsëri me një top në këmbë, sepse nuk ka gjë që më bën të ndihem më i gjallë”.

“Deri ku të vijë ajo ditë, unë do të vazhdoj të stërvitem dhe të besoj të një kthim i mundshëm, sepse kthimet më të mira janë gjithmonë ato që duken të pamundur.  Dhe është ai momenti kur duhet të luftosh më shumë”.

“Kjo është historia ime, se si vazhdoj të stërvitem dhe të jem gati në mënyrë që, kundër çdo parashikimi, unë të mund të kthehem”.

Dhe ndoshta për të luajtur në krah të Werner, edhe ai një djalosh i 1996-ës.

Related posts

PO SHKËLQEN NË AUSTRALI/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe i jep fitoren Western United (VIDEO)

Delo.autor

LIVE Kastrioti-Kukësi: Përballje dramatike, verilindorët përmbysin rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

“JAM MË MIRË SE JU”/ Zbulohen fjalët e Eriksen në video-call me lojtarët: Ndihem sikur jam gati të shkoj në…

Delo.autor

Leave a Comment