Futboll Seria A Sport

“KAMPIONËT NË FUQI JANË SHKRIRË SI BORA NË DIELL”/ Sacchi: Në Inter-Juventus nuk ka patur ndeshje. Pirlo duhet të…

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Italisë dhe Milan-it, ka folur për Inter-Juventus.

“Inter-Juventus 2-0, nuk patur ndeshje. Kampionët në fuqi janë shkrirë si bora në diell, e ka thënë edhe Pirlo: ‘Nuk kemi zbritur në fushë’”, ka shkruar Saçhi në Gazzetta dello Sport.

“Lojtarët e Conte-s kanë fituar me meritë, element thelbësor për të fituar një mentalitet fitues, që nuk ka qenë gjithmonë në dukje mes zikaltërve”.

“Andrea Pirlo është trajneri i një ekipi që ka fituar 9 kampionate radhazi. Kështu që nuk duhet të befasohemi nëse dikush është i lodhur ose nëse blerjet e reja nuk janë përshtatur akoma. Motivimi është si forca: mund të jetë shumë i lartë, normal ose mund të mungojë”.

“Nëse është shumë i lartë, mund të krahasohet me benzinën për makinën, pa të cilën as një Ferrari nuk mund të lëvizë. Andrea duhet të ndihmojë skuadrën të gjejë përsëri shpirtin e ekipit, modestinë dhe entuziazmin”.

“Nëse do të arrijë ta bëjë këtë, do të gjejë përsëri vlerat njerëzore dhe teknike që sot duket se kanë humbur. Do të duhet durim nga ana e klubit dhe tifozëve. Herman Hesse ka thënë: ‘Inteligjenca është e mirë, durimi akoma më i mirë’”.

Related posts

“YOU’LL NEVER WALK ALONE”/ Liverpool është i famshëm kudo, narko-trafikantët e bëjnë markë… kokaine

Delo.autor

SERIE A/ Sfidë e dyfishtë, Juventus kërkon mbrojtësin e Inter!

Sadik.Autor

“DJAJTË E KUQ” I SJELLIN VETËM DHIMBJE GIAMPAOLOS/ Ja momenti kur Nemanja Matic i goditi bashkëshorten (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment