Futboll

Allegri: Nuk luajtëm mirë por fituam, rëndësi kanë 3 pikët

Tri pikë të marra në fushën e Chievo, që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, janë të rëndësishme për Juventusin, që vuajti shumë në këtë sfidë. “E pranoj që nuk luajtëm mirë, por suksesi është më i rëndësishëm, sidomos kur arrihet jashtë fushe. Por për sa i përket lojës, e përsëris, nuk ishim aty ku duhet dhe duhet të jemi më të shpejtë. Ndaj skuadrave të tilla, që mbrohen mirë, duhet të vertikalizojmë më shpejt aksionet sulmuesese”, u shpreh Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit.

Më tej, trajneri i bardhezinjve shpjegon çelësin e suksesit. “Durimi. Në të tilla ndeshje duhet shumë durim për të fituar. Kjo është një fitore e rëndësishme për renditje, pasi nëse duhet të fitosh titullin duhet të fitosh këto ndeshje”, tha Allegri, që i gëzohet edhe rikthimit të Higuain te goli. “Ishte e rëndësishme për të që të shënonte, pasi kështu do të jetë më i lirshëm për ndeshjet e tjera. Tani sezoni bëhet më i vështirë, pasi rikthehet edhe Champions, ndaj nuk duhet të falim asnjë pikë”, u shpreh Allegri.

Related posts

HOLANDË-MALI I ZI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Berghuis, Depay dhe Gakpo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas

Q.Autor

TJETËR SHQIPTAR NË KORACI/ 18 vjeçari nënshkruan me Lokomotivën e Zagrebit

Isa.Autor

Leave a Comment