Bundesliga Futboll

Bayerni mposht rivalët, afër nënshkrimit me Goretzkan

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich duket se e ka fituar betejën për Leon Goretzkan.

Mesfushori gjerman është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë pasi për të kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha.

Juventus dhe Milan e duan në Itali, ndërsa lojtari pëlqehet nga Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Manchester City në Angli.

Por duket se Bayerni nuk e ka ndërmend ta lë të largohet nga vendlindja e tij Goretzkan.

Sipas medieve gjermane, bavarezët tanimë kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Por transferimi i tij në Munich do të ndodhë në verë si futbollist i lirë.

Bayerni ka mposhtur konkurrencën me rivalët tjerë për transferimin e talentit gjerman.

22-vjeçari ka shënuar katër gola në 11 ndeshjet e para këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Schalkes.

Ai iu bashkua klubit gjerman pesë vite më parë nga Bochumi.

Related posts

“GABIMET ME LETONINË, T’I PËRMIRËSOJMË”/ Kumbulla: Vendimi i Bajramit? Secili bën zgjedhjet e veta

F.autor

RIVER PO HUMBET DURIMIN/ “Los Blancos” i pavendosur, Interi mund të përfitojë një supertalent

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Martial rikthen Man Unitedin në lojë në derbin e Manchesterit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment