Futboll Seria A Sport

E ÇUDITSHME/ India, në krye të personave më “të rrezikshëm” në kërkim është… Ronaldo

Të gjithë e duan dhe për rrjedhojë… të gjithë e kërkojnë.

Cristiano Ronaldo është vazhdimisht mes personazheve publikë më të pranishëm në kërkimet online në të gjithë botën.

Kështu, nuk është edhe aq befasuese që portugezi është i pari në një klasifikim në lidhje me kërkime të tilla, edhe pse këtë herë nuk bëhet fjalë për diçka pozitive. Siç ka bërë të ditur The Times of India, juventini është numri një i “të kërkuarve” më të rrezikshëm të vendit.

Kompania e famshme McAfee, që merret me antivuirus për kompjuter, ka prezantuar raportin e saj të 2020-ës në lidhje me infektimet e mundshme të aparateve që përdoren për lidhjen me internetin.

Dhe nga studimi ka dalë se në Indi shkaku kryesor për problemet e PC-ve, edhe pse pa dashur, është pikërisht Cristiano Ronaldo. “Çështja është se njerëzit klikojnë kudo për të parë përmbajtje të mbrojtura nga copyright, si eventet sportive, ose kur kërkojnë video të vjedhura të idhujve të tyre”, ka shpjeguar zëvendëspresidenti i sektorit indian të McAfee.

Domethënë, në Indi kërkohet Cristiano Ronaldo dhe gjenden… viruse. Një gjë normale, duke konsideruar që portugezi ka qenë personazhi më i kërkuar në rrjet.

“Pas transferimit të tij tek Juventus nga Real Madrid për 100 milionë euro në 2018-ën, Ronaldo është ngjitur në vendin  e parë të personave më të kërkuar.  Dhe çdo ditë shumë përdorues shkruajnë emrin e tij në motorët e kërkimit, për të marrë informacione mbi të, partneren dhe fëmijët e tij”, ka shpjeguar raporti i McAfee.

Por ndonjëherë ndodh që, në vend që të mësosh se çfarë ka ngrënë fenomeni bardhezi për darkë, të shkarkosh pa vetëdije viruse ose programe të dëmshme për kompjuterin.

Related posts

E RRALLË/ Fansi më “i çmendur” i HAZARDIT, pagoi i vetëm 7 mijë paund për…

Isa.Autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Ish-drejtuesi akuzon: Klubi qante, presidenti hante fruta deti me Perez

Delo.autor

JUVENTUS PARAKALON MILAN/ “Zonja e Vjetër” gati t’i bëjë dhuratë Pirlos ëndrrën e “Kuqezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment