Futboll La Liga

BBC do të ‘shpërbëhet’, ky është ‘tredhëmbëshi’ që Florentino Perez po ëndërron për Realin

Shumë shpejt duket se nuk do të ketë më një tredhëmbësh Benzema-Bale-Cristiano Ronaldo.

Rezultatet negative të fundit dhe problemet e vazhdueshme që nuk po marrin zgjidhje kanë bërë që presidenti i klubit Florentino Perez të mendojë për një zgjidhje të re.

Sigurisht që qëllimi i numrit 1 të klubit është që t’i mbajë “galaktikët” në qiell, e për këtë duhen yje.

Dhe Perez ka nisur nga puna që ëndrrën të kthejë në realitet.

Si fillim duket se Cristiano Ronaldo do të largohet në verë. Portugezi i mërzitur se presidenti nuk ia plotësoi kërkesat ekonomike po mendon që të rikthehet në Angli te Manchester United.

“Djajtë e kuq” janë gati që të shpenzojnë për ta pasur, e gjithashtu t’i japin rrogën që ai kërkon.

Por drejt largimit janë edhe Karim Benzema dhe Gareth Bale. Të dy kanë kohë që nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe diçka e tillë në një ekip si Reali nuk mund të tolerohet.

I pari në listë për të ardhur te madrilenët është braziliani Neymar. Ndërkohë që tredhëmbëshi do të plotësohet me Eden Hazard-in dhe me Mauro Icardi-n.

Nëse lojtari i Chelsea-s dhe Inter-it nuk vjen, atëherë alternativat janë Robert Lewandowski dhe Harri Kane.

Një projekt fantastik, i cili me të tillë futbollistë sigurisht që do ta kthente Realin në një ekip të pamposhtur.

Related posts

STERLING KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ E ardhmja e yllit të Manchester City-t vendoset pas “EURO 2020”

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Zv.trajneri Hima: Pauza e bojkotit na solli shumë problematika, duke parë…

Delo.autor

PAS 15 MINUTASH LOJË/ De Bruyne zhbllokon sfidën ndaj Southampton dhe kalon legjendën e United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment