Shqipëri

Shënoi 33 gola, dhuratë për ditëlindje i bëjnë… largimin!

Armand Pasha ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Erzenit, por me ndryshimin e stafit teknik si dhe të administratorit të klubit, është vendosur që sulmuesi të largohet nga ekipi. Nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por tashmë shijakaset duhet të gjejnë zgjidhje për repartin ofensiv, pasi më parë është larguar edhe Aldo Mitraj.

Durrsaku, që sot feston 27-vjetorin e lindjes, ka marrë kështu një “dhuratë” jo dhe fort të mirë. Gjithsesi shumë shpejt ai do të gjejë edhe ekipin e ri, pasi ofertat nuk i kanë munguar edhe në të shkuarën. Në verë Besëlidhja ishte një ndër klubet që e kërkoi me ngulm sulmuesin, por ishte nën kontratë me Erzenin.

Pasha, në dy sezone e gjysmë në të Parën me shijakaset, ka shënuar 33 gola. Sezoni më i mirë ka qenë i shkuari, kur realizoi 20 herë. Në gjysmën e parë të kampionatit aktual ai ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë.

Related posts

Mungesa në sulm, senegalezi i Torinos i ofrohet Partizanit

Q.Autor

Ethemi: Me modulin e ri jam më afër portës, ja çfarë duhet të përmirësojë Kukësi

Isa.Autor

ANGLI-SHQIPËRI/ “O sa mir me qen shqiptar”, nis kënga brenda ambjenteve të “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment