Futboll Seria A

Interi me sytë nga merkato, javë vendimtare për zikaltërit

 Lëvizje në shtëpinë e zikaltërve të Interit. Me vetem një javë para fundit të merkatos dimërore, pas mbrritjes se Rafinhas drejtuesit e klubit duhet  nxitojnë me veprimet në dalje për Joao Marion dhe Eder, por edhe ne hyrje duke sistemuar mesfushën, pasi apeli i Spallettit ishte i fortë dhe i qartë, nevojitet një mesfushor i denjë.
Në të vërtetë kjo e Spalletit nuk ngjason me një kapriço pasi për të rritur aspektin teknik dhe karakterin e një skuadre nevojitet një kampion i formuar dhe i konfirmuar me ekpseriencë e trofe të fituar, i aftë për të marrë skuadrën prej dore kur ajo të jetë në vështirësi, me pak fjalë një fener që Interit i mungon që nga largimi i Cambiassos, vend të cilin nuk e zuri as Borja Valero që mbeti brenda te njëjtës kornizë, e aq më pak Gagliardini.
Në këtë diskutim hyn fuqishëm si kandidaturë faktori Ramires por që mbetet i paarritshëm duke qënë se skuadra e Jiangsu nuk ka ndërmend ta lërë të largohet.  Një opsion i prekshëm mbetet ai i Mateo Kovacic, kroati që u ble në  2015 nga Real Madridi për më shumë se 30 milionë euro, por që mban vetëm rolin e një rezeve fikse në stol për Zinedinë Zidane.  Me spanjollët që kanë ndërmend ta shesin apo japin në huazim, tratativa duket më se e arritshme. Nga ana tjetër Crystal Palace kërkon të marrë shërbimet e Eder.
Situatë që mbetet për t’u vlerësuar kur vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe sapo ka rinovuar kontratën deri në 2021 me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon. Me çështjen e Eder që Interi kërkon ta shëse për të 10 milionë euro, lidhet edhe një tjetër emër ai i 28- vjeçarit Daniel Sturridge të Liverpoolit. Zikaltërit  kanë kontaktuar me The Reds, por anglezët nuk preferojnë ta japin lojtarin në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, siç ishte edhe formula që zikaltërit aplikuan  për Lisandro Lopez dhe për Rafinhan.
The Reds nuk pranojnë më pak se 15/18 milionë euro për Sturridge, një shifër jo e vogël. Sakaq afrohet gjithnjë e më shumë lamtumira e Joao Marios me portugezin q është gjithnjë e më pranë West Ham.

Related posts

E BUJSHME/ Pep Guardiola drejt shkarkimit, Siti ka gati zëvendësuesin

Delo.autor

Kamza i kundërvihet Kukësit: Pranoni humbjen siç i ka hije veriorëve, mos u kapni pas arbitrit

Q.Autor

Inter fiton ndaj skuadrës së fundit në Serie A, rikthehet në vendin e tretë

Q.Autor

Leave a Comment