Futboll Shqipëri

Shoqatat “fantazmë”, asambleja e FSHF-së mund të përsëritet

 

Futbolli shqiptar nuk po gjen qetësi. Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit që u bë më 7 shkurt mund të përsëritet, si për zgjedhjen e presidentit, ashtu edhe për Komitetin Ekzekutiv.

Report Tv zbulon faktin se, do të mjaftonte qoftë edhe një shoqatë e vetme e paregjistruar dhe me një vendim Gjykate si e jashtëligjshme e pa të drejtë vote, në mënyrë që Asambleja Zgjedhore e Federatës të cilësohej nul dhe të organizohej një tjetër e Jashtëzakonshme.

Pavarësisht rizgjedhjes së presidentit Armand Duka për herë të pestë, nga shoqatat që janë denoncuar tashmë në Prokurori, sikur një e vetme të ishte e jashtëligjshme, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit duhet të ribëjë zgjedhjet.

Report Tv ekskluzivisht zbuloi se 5 nga 8 shoqatat që votuan më 7 shkurt, janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës nga 19 janari, deri më 2 shkurt, pikërisht në kohën që lista e delegatëve ishte mbyllur dhe nuk mund të bëheshin më ndryshime. Dy shoqatave, përkatësisht asaj rajone të Korçës dhe të Shkodrës, u është kthyer dosja për plotësim dokumentacioni, sepse ka pasur mungesa.

Ndërsa shoqata rajonale e Gjirokastrës nuk është regjistruar dhe ka vendim gjykate, pikërisht me datën 24 janar 2018. Edhe sikur të mos llogariten shoqatat e tjera, do të mjaftonte kjo e fundit që zgjedhjet e FSHF-së të përsëriten.

Fjala tashmë është për Prokurorinë dhe Gjykatën për të dhënë vendimin final në lidhje shoqatat e denoncuara nga klubi i Flamurtarit, me përfaqësues administratorin Sinan Idrizi. Nëse një shoqatë shpallet e paligjshme, hapi i radhës pastaj është shpallja e pavlefshmërisë së Asamblesë Zgjedhore të 7 shkurtit.

Related posts

Çmenduri/ Gattuso ka konsumuar kërmill të gjallë para ndeshjes së Championsit kundër Man United

Sadik.Autor

SPEKTAKOLARE/ El Clasico, ndeshja ku luajnë 32 lojtarë të Kupës së Botës

Sadik.Autor

E KANË STËRVITUR NË SHQIPËRI/ Magani dhe Mërgjyshi për Muriqin: Si nisi në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment