Futboll Seria A

Befason Milan, siguron firmën e talentit kroat Mionic

Pavarësisht fjalëve të thëna nga drejtori sportiv, Massimo Mirabelli (“Merkato është e mbyllur”), Milan ka siguruar një talent për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Antonio Mionic, mesfushor i datëlindjes 2001, i cili është marrë nga skuadra kroate NkIstra 1961. Djaloshi, i cili do të mbushë 17 vjeç në maj, është marrë me kosto zero dhe do t’i bashkohet ekipt të moshave.

Operacioni, i mbyllur shumë shpejt, ka befasuar të gjithë klubet e tjerë që ishin të interesuar për lojtarin. Mes tyre ka qenë edhe Atalanta, që kishte bërë një sondazh për talentin verën e kaluar.

Related posts

“Befason” trajneri i Senegalit/ Ky futbollist është më i miri në botë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Nuk dëshiron të kthehet te Juventus, Ronaldo spiunoi Dybalën që të qëndrojë në…

Delo.autor

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Salah merr topin nga mesi i fushës dhe shënon supergol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment