Futboll Premier League Sport

DEKLARATA SHOKUESE/ Mbrojtësi: Sezonin e kaluar s’doja të dilja nga shtëpia SEPSE më

Mbrojtësi i Everton, Michael Keane, thotë se vështirësitë që pati në kampionat sezonin e kaluar nuk e lejuan të dilte nga shtëpia. Keane, i cili ka luajtur katër ndeshje me kombëtaren, është grumbulluar me përsëri nga trajneri Gareth Southgate pas më shumë se një vit.

25-vjeçari iu bashkua Evertoni-t për vlerën e 28 milionë eurove në korrikun e 2017, por pati vështirësi teksa ekipi ndërroi tre trajnerë gjatë sezonit të tij të parë. “Kur bën një ndeshje të keqe nuk dëshiron të dalësh jashtë shtëpisë,” tha Keane.

“Ishin disa muaj kur gjërat po shkonin shumë keq dhe unë nuk doja të dilja dhe të bëja gjëra jashtë shtëpisë. Mësova shumë rreth vetes. Ndoshta tani jam më i fortë në aspektin psikologjik, sepse shumë gjëra thuhen kur diçka nuk shkon mirë”.

“Duhet të dish sesi të përballesh me këto situata dhe të mos ndikohesh, kjo është diçka që mësova prej gjithë kësaj. Tani mund të ulem dhe të them se ia dola ta kaloja gjithë këtë”.

Keane do të jetë pjesë e kombëtares angleze për dy ndeshjet e ardhshme, që do të luhen në Wembley, njëra kundër SHBA-s, një miqësore që do të zhvillohet të enjten, dhe tjetra kundër Kroacisë në National League, që do të luhet të dielën.

Qendërmbrojtësi, i cili bëri debutimin e tij me Anglinë në humbjen 1-0 kundër Gjermanisë në Mars të 2017-ës, luajti për herë të fundit me kombëtaren kundër Lituanisë në tetor të 2017.

Related posts

PËRBALLJA NË FINALEN “COPPA ITALIA”/ Gjimshiti sfidon: Kjo është forca jonë të besojmë deri në fund

Delo.autor

NDIZET MERKATO! Milani sfidon Interin për mesfushorin e njohur

F.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Trajenri Reja: Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për…

Delo.autor

Leave a Comment