Shqipëri

Bëhen 6 klube që propozojnë Dukën, shtohen papritur Skënderbeu dhe Kukësi

Zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 7 shkurt të vitit 2018-të.

Sipas Statutit të FSHF-së çdo klub duhet të propozojë një kandidat për president ose anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Pas Teutës, Vllaznisë, Laçit dhe Kamzës, sipas  sot janë shtuar edhe dy klube të tjera që kanë propozuar presidentin Duka për të garuar në zgjedhjet e 7 shkurtit.

Bëhet fjalë për Skënderbeun dhe Kukësin, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm me kandidatin në fjalë.

Gjithashtu bëhet e ditur që ka edhe shumë klube të kategorive inferiore të cilët kanë propozuar kreun aktual, Armand Duka.

Zgjedhjet po afrohen dhe gara për dy kandidatët, Fino dhe Duka është bërë mjaft e nxehtë.

Related posts

NDRYSHIME TË SHUMTA/ Dy lojtarë nga Kombëtarja A dhe një talent nga Benfica, Bushi publikon listën e Shpresave

Delo.autor

Ndreu: E prisa një rënie të tillë, por do të firmosja për këtë pozicion

Delo.autor

RRËFEN NJË NGJARJE TMERRUESE ME POLICIN RUS/ Ish-lojtari shqiptar: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë…

Delo.autor

Leave a Comment