Futboll La Liga Premier League

Benzema drejt Arsenalit, Reali bën ‘goditjen’ e madhe të merkatos

Arsenali ka lënë në tavolinën e Real Madridit një ofertë gjatë fundit të dhjetorit, por është ende aktive edhe në janar për sulmuesin francez, Karim Benzema.

Topçinjtë janë pranë humbjes së dy yjeve kryesore në skuadër, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, pasi kontrata e tyre skadon në qershor dhe priten të largohen gjatë janarit.

Me këtë situatë të krijuar aspak të këndshme, Arsenali po shikon për zëvendësimin e tyre, ku i preferuari është francezi i Realit, Benzema.

 Gjiganti anglez thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin francez para Krishtlindjeve dhe e kanë njoftuar Realin se propozimi mbetet ende valid.

Benzema ka qenë një objektiv afat-gjatë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëenger dhe shihet si një opsion idel për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Sanchez.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, oferta e londinezëve është e vetmja e pranuar për Benzeman këtë muaj, por thuhet se ende nuk e përmbushin vlerësimin prej 60 milionë eurosh të presidentit Florentino Perez.

Ndërlikimi i mëtejshëm është këmbëngulja e trajnerit të Realit, Zinedine Zidane se Benzema është një lojtar i nevojshëm. Përkundër përkrahjes së Zidanes, sulmuesi francez vazhdon të jetë i kritikuar nga tifozët këtë sezon.

Perez është i etur të shesë sulmuesin dhe ta zëvendësojë atë me kapitenin e Interit, Mauro Icardi, para mbylljes së afatit kalimtar dimëror të transferimeve.

Related posts

TIFOZ I “ZJARRTË” I MANCHESTER CITY-T/ Ylli i muzikës tallet me Januzajn: Tani duhet të jetë duke punuar në…

Delo.autor

PËRFITIMET/ 300 milionë euro arkëtime, ja cila skuadër e Serisë A ka shitur më mirë se të gjithë

Delo.autor

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG BARCELONËS/ Koeman “lan duart”: Messi kishte konflikt me klubin, jo me mua

Delo.autor

Leave a Comment