Futboll Premier League

Bibla, arrestimi, WWW dhe… 10 gjëra që s’dini për Mourinho

Mourinho është padyshim një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit. Këto janë 10 gjëra që ka shumë mundësi të mos i dini për të.

Poliglot

Ai flet rrjedhshëm plot 6 gjuhë: frëngjisht, anglisht, spanjisht, atë katalanase, italisht dhe portugalisht. Pak sepse i është dashur për punë dhe pak për pasion, ish-trajneri i Inter nuk ka patur kurrë probleme për t’u përshtatur në çdo vend ku ka shkuar.

Qeni

Në 2007-ën, te Chelsea, “Shërbimi për Kafshët” i lagjes së tij e ftoi që t’i dorëzonte autoriteteve përkatëse qenin “Yorkshire terrier” (me emrin “Gullit” në nder të kampionit holandez) për shkak të zërave se kafshës në fjalë nuk i është bërë asnjë vaksinë.

“Rockstar”

Në 2010-ën, pas “Tripletës” me Inter, është deklaruar si një nga 10 njerëzit me më shumë ndikim në planet. Falë qëndrimit të tij arrogant dhe të vendosur është cilësuar dhe “Rockstar”-i i vitit 2010-të nga revista e famshme “Rolling Stones”.

I arrestuar

E mbani mend qenin Gullit? Siç u tha, autoritetet duhej ta kishin marrë nga shtëpia e tij për disa verifikime. Sapo është informuar për këtë, Mou ka shkuar menjëherë në shtëpi sepse nuk donte që një gjë e tillë të ndodhte. Por policia, që ka qenë më e shpejtë, e ka arrestuar për rezistencë ndaj autoriteteve dhe se ka refuzuar ta vërë kafshën në karantinë. Në fund, Jose është lënë i lirë dhe është zbuluar se qeni i kishte bërë të gjitha vaksinat e nevojshme.

Rruga

Jose është shumë i dashur në vendin e tij, përveçse në anë të tjera të botës. Aq sa ka një rrugë me emrin e tij në qytetin e Setubal, ku Jose ka lindur.

 

WWW

Në 2007-ën ka marrë në WWW Raw në krah të Shane McMahon, një biznesmen dhe wrestler amerikan, i cili sot punon për WWW dhe mbulon rolin e komisionarit të lojtarëve që marrin pjesë në “SmackDown”.

Bibla

Duke folur për një revistë japoneze, Mourinho ka zbuluar: “Para ndeshjeve hap gjithmonë Biblën në shtëpi dhe e lexoj për disa minuta. Është një gjë që më dhuron ndjesi pozitive”.

Familja

Ai është i martuar me Matilde Faria, mamaja e dy fëmijëve të tij. Fëmija i dytë është aktualisht portier i Fulham. Mes kurioziteteve të tjera, ai është një mbështetës i Partisë Socialdemokratike të Portugalisë.

Profesor

Para se të bëhej trajner ka qenë një profesor i edukimit fizik. Në atë kohë është miqësuar me Rui Faria-n, një përgatitës atletik që e ndjek Mourinho-n kudo që ai shkon.

10 rregullat

Mbyllja është me 10 urdhëresat e tij për futbollistët

1 Të paktën 8 orë gjumë, maksimumi 10: nëse flihet më pak, humben reflekset, nëse flihet më shumë shtohet ankthi

2 Darkë e lehtë, të paktën dy orë para gjumit

3 Nuk ka alkool

4 Jo kafes dhe pijeve që përmbajnë kafeinë

5 Jo yndyrave, ëmbëlsirave dhe proteinave shtazore

6 Këshillohen ushqime që përmbajnë kalcium, si qumështi dhe peshku, dhe magnez, si perime dhe fruta të freskëta

7 Të pihet ujë para gjumit në mënyrë që të mos ndërpritet gjumi për ta bërë një gjë të tillë.

8 Nuk lejohet radio dhe televizori në krevat sepse mund të pengojë pushimin

9 Lejohet gjumi i drekës, por vetëm gjysmë ore

10 Nuk lejohen darkat e bollshme

Related posts

COVID-19/ Seria A vatër e “nxehtë” e koronavirusit, skuadra italiane konfirmon një lojtar pozitiv

Delo.autor

Fillojnë largimet tek Barcelona, Aleix Vidal mer ‘urdhër’ të largohet

Q.Autor

ISH-YJET E KOMBËTARES VIZITOJNË TË PREKURIT NGA TËRMETI/ Strakosha: Duhet të falënderojmë fqinjët…

Delo.autor

Leave a Comment